Mirëmbajtja dhe pastrimi i tepihëve

1. Mirëmbajtja rutinore:

  • Pastrojeni tepihun rregullisht me fshesë elektrike.
  • Ndërhyni me kohë në eliminimin e njollave.
  • Për ta bërë tepihun të ndritshëm dhe më të ri në dukje për kohë më të gjatë, praktikojeni fshirjen e sipërfaqjes së tepihut me një leckë pambuku të cilën paraprakisht e keni lagur me ujë të ftohtë.
  • Shmangni  ekspozimin e drejtpërdrejtë të tepihut me rrezet e diellit.

2. Udhëzime për pastrim:

  • Në rastet kur tepihu njolloset, duhet që të intervenoni menjëherë duke e pastruar, në mënyrë që të ketë sa më pak dëme.
  • Në këto raste:

Përdorni leckë higroskopike për të hequr lëngun e tepërt dhe ndonjë mjet më të fortë si p.sh. lugë, për të hequr njollat që tashmë janë forcuar/ngurtësuar.

Lageni një leckë të pastër ose peshqir me një sasi të vogël të detergjentit të tepihut.

Mos e prekni direkt njollën në tepih!

Filloni të pastroni lehtë nga skaji i jashtëm i njollës duke vazhduar me kujdes në qendër. Kjo mundëson që zona e njollës të mos zgjerohet. Në të kundërtën, zona e njollës do të zgjerohet dhe fijet e tepihut do të ndryshojnë.

Në fund, përdorni një peshqir të pastër për të hequr lagështinë sa më shumë që të jetë e mundur për të siguruar që tepihui të jetë sa më i thatë.