Për ne

Pas stories së suksesit si bashkëthemeluese të studios së interierit dhe arkitekturës “Muza”, Fitorja dhe Njomza po vazhdojnë ëndrrën e tyre të kahershme për prodhimin e produkteve. Kështu, ato tanimë kanë krijuar brendin e parë në Kosovë – “Muza Rugs”. Ky brend sjell tepih të dizajnuar në mënyrë të veçantë dhe të punuar hand-tufted. Si motiv kryesor i këtij brendi, është rikrijimi dhe sjellja në pah e vlerave tona kulturore e tradicionale.

Populli ynë, me një histori të gjerë ndaj “shtrojave”, do ta ketë mundësinë që në një formë shumë më të sofistikuar dhe moderne, ta shijojë larminë e ngjyrave e formave të gërshetuara bashkë në një tepih i cili doemos do ta ketë rolin e tij të veçantë në ambientet e ngrohta të familjes.

Me një entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe përkushtim të madh, këto dy artiste të reja e bëjnë të mundshme, atë që mund të duket e pamundshme. Rruga e tyre, si dy partnere e dy shoqe të ngushta, u bashkua në një pasion, ide dhe qëllim të përbashkët! Kjo e bën edhe më të këndshme të gjithë storien…