Mirëmbajtja dhe pastrimi i tepihëve
1. Mirëmbajtja rutinore:
- Pastrojeni tepihun rregullisht me fshesë elektrike.
- Ndërhyni me kohë në eliminimin e njollave.
- Për ta bërë tepihun të ndritshëm dhe më të ri në dukje për kohë më të gjatë, praktikojeni fshirjen e sipërfaqjes së tepihut me një leckë pambuku të cilën paraprakisht e keni lagur me ujë të ftohtë.
- Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë të tepihut me rrezet e diellit.
2. Udhëzime për pastrim:
- Në rastet kur tepihu njolloset, duhet që të intervenoni menjëherë duke e pastruar, në mënyrë që të ketë sa më pak dëme.
- Në këto raste:
Përdorni leckë higroskopike për të hequr lëngun e tepërt dhe ndonjë mjet më të fortë si p.sh. lugë, për të hequr njollat që tashmë janë forcuar/ngurtësuar.
Lageni një leckë të pastër ose peshqir me një sasi të vogël të detergjentit të tepihut.
Mos e prekni direkt njollën në tepih!
Filloni të pastroni lehtë nga skaji i jashtëm i njollës duke vazhduar me kujdes në qendër. Kjo mundëson që zona e njollës të mos zgjerohet. Në të kundërtën, zona e njollës do të zgjerohet dhe fijet e tepihut do të ndryshojnë.
Në fund, përdorni një peshqir të pastër për të hequr lagështinë sa më shumë që të jetë e mundur për të siguruar që tepihui të jetë sa më i thatë.